Shtëpi Lajme Maldini tregon dy mbrojtësit më të mirë në botë

Maldini tregon dy mbrojtësit më të mirë në botë

Shperndaje në Facebook.

Për Paolo Maldinin, Sergio Ramos e Thiago Silva janë më të mirët në botë në pozitat e tyre
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, e konsideron kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos dhe mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Thiago Silva, si mbrojtësit më të mirë në botë, transmeton Gazeta Express.

“Sergio Ramos është shumë i mirë, por nganjëherë ai harron të mbrojë. Ai është lojtar i shkëlqyer, ka kualitete dhe mund të shënojë edhe shumë gola”, tha fillimisht Maldini.

“Gjithashtu më pëlqen Thiago Silva. Ai luan në PSG dhe normale se nuk e shohim shumë ligën franceze, por më kujtohet kur ishte në Milan”, shtoi legjenda e kuqezinjve. /Express/