Shtëpi Lajme Man United ka shpenzuar 733 milionë euro që kur u largua Fergusoni...

Man United ka shpenzuar 733 milionë euro që kur u largua Fergusoni (Foto)

Shperndaje në Facebook.


733 milionë euro, kaq ka shpenzuar Manchester United që nga viti 2013 – kur u largua Sir Alex Ferguson.
Manchester Unitedi ka vazhduar me shpenzime marramendëse në merkato edhe këtë verë, shkruan Gazeta Express.

Pas Victor Lindelöf, që u transferua për 35 milionë euro, “Djajtë e Kuq” kanë siguruar edhe shërbimet e Romelu Lukaku, i cili u kushtoi 85 milionë euro.

Që nga viti 2013, kur Sir Alex Ferguson u largua nga klubi – United ka shpenzuar shifra marramendëse në merkato, 733 milionë euro, duke blerë 21 lojtarë.

Pas Man United renditen Manchester City me 721 milionë euro, Chelsea 491 milionë euro, Juventus me 481 milionë dhe PSG 462 milionë, përcjell Gazeta Express.

1. 2013-2014: Mata (45 milionë euro) dhe Fellaini (32)

2. 2014-2015: Di María (75 milionë euro), Shaw (37,5), Ander Herrera (36), Rojo (20), Blind (17,5), Falcao (me kredit), Milinkovic-Savic (1,75)

3. 2015-2016: Martial (60 milionë euro), Schneiderlin (35), Depay (34), Darmian (18), Schweinsteiger (9), Romero (lojtar i lirë)

4. 2016-2017: Pogba (105 milionë euro – rekord botëror), Mkhitaryan (42), Bailly (38), Ibrahimovic (lojtar i lirë)

5. 2017-2018: Lukaku (85 milionë euro) dhe Lindelöf (35).

Deri më tani në këtë afat kalimtar, United ka shpenzuar 120 milionë euro, shifër kjo që mund të rritet pasi Jose Mourinho kërkon të përforcojë edhe më shumë skuadrën për sezonin 2017/18.

“Ed Woodward i di lojtarët që i dua që nga marsi”, kishte thënë José Mourinho në fund të sezonit.

Vitin e kaluar Mourinho shpenzoi 185 milionë euro në transferime. /Gazeta Express/