Shtëpi Lajme Mavraj: Jam afër rinovimit, ndjehem shkëlqyeshëm te Kolni

Mavraj: Jam afër rinovimit, ndjehem shkëlqyeshëm te Kolni

Shperndaje në Facebook.

mavraj-1-1-e1480505551273-780x439

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Kolnit, Mërgim Mavraj, ka folur për rinovimin.

Ai në një prononcim për “express.de”, ka folur në lidhje me rinovimin e kontratës së tij me klubin gjerman, ku gjatë këtij sezoni është shndërruar në një lojtarë të padiskutueshëm.

“Rinovimi im është në duart e njerëzve të duhur dhe po vazhdojnë bisedimet. Te Kolni ndihem shkëlqyeshëm dhe situata është fantastike. Nuk ka asnjë arsye pse të mos gjejmë gjuhën e përbashkët me klubin”, u shpreh futbollisti shqiptar.
Mavrajt i skadon kontrata në verën e 2017-s, por sipas deklaratave që futbollisti ka bërë shpesh, rinovimi i tij është thjesht çështje kohe, shkruan panorama.

Në këtë kohë Kolni po kalon një periudhë shumë të mirë me rezultate dhe mbrojtësi shqiptar është një ndër pikat kyçe të formacionit.