Shtëpi Lajme Mavraj kalon lëndimin, gati për ta mposhtur ish-skuadrën

Mavraj kalon lëndimin, gati për ta mposhtur ish-skuadrën

Shperndaje në Facebook.

Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj ka kaluar lëndimin e pësuar javë më parë me Hamburgun.

Anëtari i skuadrës gjermane Hamburg është rikthyer në stërvitje me grupin tjetër të lojtarëve dhe i gatshëm për lojë.

Të shtunën me fillim nga ora 15:30, Hamburgu do të jetë nikoqir i Kolnit ku kërkon fitore për t’i ikur fundit.

30-vjeçari shprehet i gatshëm për ndeshje, por thotë se është në dorë të trajnerit nëse do ta aktivizojë atë ose jo.

“Kriteri kryesor për mua është gjithmonë që ta ndihmojë skuadrën dhe jo ta dëmtojë atë”.

“Çdo kush dëshiron të luajë gjithmonë dhe në një moment të caktuar është i gatshëm ta durojë edhe dhimbjen për ta ndihmuar ekipin por nuk duhet ta dëmtosh skuadrën”, shprehet Mavraj.

Qendërmbrojtësi shqiptar shpreson që të marrë dritën e gjelbërt nga trajneri për tu inkuadruar në lojë.

“Një vendim i tillë për të luajtur nuk varet nga unë, nuk është vetëm dëshira dhe besimi i lojtarit që kanë rëndësi pasi në fund trajneri vendos”, deklaroi Mavraj.

Tutje mbrojtësi nga Istogu ka folur edhe për përballjen me ish-shokun e skuadrës, Anthony Modeste që ka shënuar 22 gola në kampionat.

“Më pret një nga sulmuesit më të mirë në kampionat. Duhet të jem në lartësinë e duhur në këtë përballje. Ndaj Modestes është një ndeshje e madhe pasi deri më tani nuk mendoj ndonjë mbrojtje që ka mundur ta ndalë atë”, përfundoi Mavraj. /Telegrafi/