Shtëpi Lajme Mbappe zgjedh numrin e fanellës te PSG (Foto)

Mbappe zgjedh numrin e fanellës te PSG (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Talenti i madh francez, Kylian Mbappe ka zgjedhur më në fund numrin që do ta bart te skuadra e tij e re, Paris Saint-Germain.

Mbappe u transferua tek gjiganti francez nga Monaco në orët e fundit të afatit kalimtar.

Marrëveshja thuhet se u arrit për një huazim një vjeçar me detyrim blerje prej 180 milionë eurove dhe një zgjatje të kontratës për katër vite.

Ardhja e tij në ‘Parc des Princes’ u prit me bujë të madhe pas asaj ta Neymarit nga Barcelona dhe gjithë tifozët parisien ishin kuriozë të mësojnë numrin e fanellës së tij.