Shtëpi Lajme Mbyllet afati kalimtar në Spanjë, lajmi i fundit për Coutinhon dhe Di...

Mbyllet afati kalimtar në Spanjë, lajmi i fundit për Coutinhon dhe Di Marian (Foto)

Shperndaje në Facebook.


Tashmë edhe zyrtarisht ka përfunduar afati kalimtar në Spanjë dhe tashmë asnjë skuadër nuk mund të transferojë ndonjë lojtar

La Liga ka njoftuar se ka përfunduar afati kalimtar, me Valencian si skuadrën e fundit që kryen dy transferime të mëdha.

Valencia ka huazuar sulmuesin e PSG-së, Guedes dhe mesfushorin brazilian të Manchester Unitedit, Andreas Pereira.

Në anën tjetër, Barcelona ka dështuar të transferojë një tjetër lojtar të madh, çka do të thotë se ka dështuar në transferimin e Philippe Coutinhos të Liverpoolit dhe Angel Di Marias të PSG’së.

Barcelona gjatë kësaj vere duhet të jetë e kënaqur me Semedo, Paulinho, Deulofeu dhe Ousmane Dembele. /Express/