Shtëpi Lajme Më në fund një lajm i mirë për shqiptarët, vende të ….

Më në fund një lajm i mirë për shqiptarët, vende të ….

Shperndaje në Facebook.

Në hapjen e panairit të punës në “Pallatin e Kongreseve”, ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka tha se janë deklaruar pesë mijë vende të lira pune.

Sipas ministres prioritet do të kenë të rinjtë, romët, gratë, por edhe emigrantët e rikthyer në vend.

“Në panair janë pjesëmarrëse 80 kompani dhe kanë deklaruar 5 mijë vende pune të lira për të gjithë punëkërkuesit.

Prioritet në kompanitë e kompanitë e komunikimit, te sistemi bankar, shërbimet apo komunikimi kanë të rinjtë, gratë, romët, por edhe emigrantët që janë rikthyer.

Një mijë punëkërkues mund të punësohen menjëherë në ditët e para të panairit.

Panairi i këtij viti është vazhdimësi ku mijëra punëkërkues arritën që të gjenin një punë në vitet e kaluara.

Qeveria ka një vëmendje të veçantë ndaj punësimit” deklaroi ajo.