Shtëpi Video Media serbe: Terroristët e Parisit dhe Brukselit janë komanduar nga Shqipëria

Media serbe: Terroristët e Parisit dhe Brukselit janë komanduar nga Shqipëria

Shperndaje në Facebook.

Sulmet-ne-Bruksel


Një raport të Policisë dhe shërbimeve të inteligjencës në Francë, të cilën pretendon se ka parë “Newsweek Serbia” tregon se terroristët në Paris dhe Bruksel kanë pasur telefona celular nga Kroacia dhe Shqipëria dhe kanë komunikuar shumë shpesh me njerëzit në Ballkan.
“Në Ballkan, ka një numër të kampeve terroriste me intensitet të ulët. Aty rekrutohen për ISIS”,thuhet në këtë raport, përcjellë Insajderi.
Kjo është vetëm një nga gjetjet e dokumentit konfidencial të autoriteteve franceze, por më kryesorja është se terroristët sikur Abdeslam Ibrahim dhe të tjerë kanë pasur Sim kartela të telefonave që përdoren në Koraci, Shqipëri dhe Bullgari, raporton Insajderi.
Sipas këtij hulumtimi të Newsweek në Serbi, terroristët kanë përdorur telefona Samsung me karta të Kroacisë dhe të Shqipërisë.
“Bisedat e tyre kanë zgjatur 30 sekonda dhe thirrjet që terroristët kanë marrë disa ditë dhe disa orë para se të ndodhin sulmet kanë ardhur nga Kroacia dhe Shqipëria”, thuhet në këtë hulumtim.