Meha u kundërpërgjigjet kritikuesve

Meha u kundërpërgjigjet kritikuesve

Shperndaje në Facebook.

meha_1473003379-4847687

Alban Meha u është kundërpërgjigjur kritikuesve duke thënë se ‘nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët për zgjedhjen që bëri’
Pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, tashmë dihej se shumë lojtarë kosovarë mund të ndërrojnë skuadra.

Në mesin e të shumtëve, ishte edhe mesfushori Alban Meha, i cili nuk po gjente shumë hapësira nën urdhëratë e trajnerit Gianni de Biasi te Shqipëria.

Vendimi i Mehas për ta lënë Shqipërinë për Kosovën nuk u prit mirë, por ai ka thënë se është i lumtur për atë që bëri.

Lexo edhe  Vendimi i Rashicës përkrahet masivisht nga tifozët (Foto)

“Nuk më intereson se çka thonë të tjerët për zgjedhjen time për të luajtur për Kosovën, unë jam shumë i lumtur”, tha Meha, i cili më pas foli për ndeshjen me Finlandën.

“Lojtarët janë në formë të mirë, por do të shohim nesër se sa jemi kompunuar”. /Express/