Shtëpi Lajme Menduan se kapën një peshk të madh, tmerrohen sarandiotët pasi shikojnë ç’kishte...

Menduan se kapën një peshk të madh, tmerrohen sarandiotët pasi shikojnë ç’kishte në rrjetë (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Në rrjetat e peshkatarëve në Sarandë bie diçka e çuditshme.Peshkatarët e Sarandës të cilët kishin dal për gjueti ditën e sotme janë kthyer me një gjah të çuditshëm.Duke qenë se pesha që ishte në rrjetat e tyre ishte shumë e madhe, ata fillimisht u gëzuan.

Por kur gjahu doli në sipërfaqe ata u tmerruan.Në rrjetat e tyre kishte rënë një bombë e vërtetë. Predha që peshon rreth 300 kg mendohet të jetë e Luftës së Parë Botërore dhe është ende e pashpërthyer.

Për caktivizimin e saj janë thirrur specialitë, të cilët pritet të vijnë nga Tirana ditën e sotme.