Shtëpi Video Mercedes po zhvillon platformë unike për veturat elektrike

Mercedes po zhvillon platformë unike për veturat elektrike

Shperndaje në Facebook.


Mercedes ka raportuar se janë duke zhvilluar një platformë për veturat elektrike me të cilën do të prodhojë katër modele të veturave.

“Car Magazine” ka raportuar se kjo platformë do të thirret EVA, e cila vjen me disa bateri masive që peshojnë 400 kilogramë.

Modeli i parë që do të prodhohet me këtë platformë, thuhet se do të jetë në vitin 2018, dhe do të jetë ndonjë tip “sedan” siç janë C-Class apo E-Class, ndërsa thuhet se më vonë do të jetë edhe GLC dhe GLE.

Modeli i cili do të rrotat mbrapa aktive, do të ketë motorin elektrik i cili do të prodhojë 402 kuaj fuqi.

Ndërsa modeli me të gjitha rrotat aktive me motor elektrik do të prodhojë 120 apo 201 kuaj fuqi.
mercedes-690x458