Shtëpi Video Mësuesja godet nxënësin me nevoja të veçanta, arrestohet (Video)

Mësuesja godet nxënësin me nevoja të veçanta, arrestohet (Video)

Shperndaje në Facebook.

godet-780x439

Një mësuese e edukimit special në Gjeorgjia është arrestuar pas publikimit të videos në të cilën ajo shihet duke përplasur një katërvjeçar me nevoja të veçanta për tokë.
Videoja tregon Amelia Stripling duke ecur drejt klasës së saj, kur sheh një nga nxënësit e saj duke e bllokuar derën.
Djali nuk e vëren mësuesen e tij pas tij, kur ajo vendos gjurin e saj në shpinën e tij, duke i shkaktuar dëmtime atij, sipas nënës së djalit, Sarah Patterson.
Djali nuk ishte i lënduar rëndë, sipas zyrtarëve të shkollës, por incidenti ishte hetuar. Patterson gjithashtu kishte marrë një avokat.
Stripling, e cila kishte punuar në këtë shkollë për më shumë se dy dekada, ka dhënë dorëheqje nga puna, menjëherë pas publikimit të videos.

https://youtu.be/eiCI2LOtFzk