Shtëpi Lajme Milan ka gati ofertën për yllin e Arsenalit (Foto)

Milan ka gati ofertën për yllin e Arsenalit (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Milani e dëshiron Alexis Sanchezin në San Siro

Ish sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez, ende nuk e ka rinovuar kontratën me Arsenalin dhe pritet të largohet nga Emirates Stadium gjatë verës, shkruan Daily Express, përcjell Gazeta Express.

Sipas Daily Express, Milan është duke bërë gati 45 milionë funta për Alexis Sanchezin, të cilit i skadon kontrata me Arsenalin në vitin 2018 dhe për këtë “Topçinjtë” edhe mund të lejojnë largimin e tij gjatë verës.

Madje, sipas Daily Express Milan është gati t’i ofrojë 250,000 në javë, më shumë se fiton aktualisht te ekipi londinez. /Express/