Shtëpi Lajme ”Mjekët më thanë do vdisja, nuk kisha shpresa”, e reja flet për...

”Mjekët më thanë do vdisja, nuk kisha shpresa”, e reja flet për sëmundjen e rëndë: Ja si ia dola

Shperndaje në Facebook.

Ajo është 25 vjeçe megjithëse mjekët nuk i dhanë shpresë prindërve të saj më shumë se tre vjet kur ajo ishtë vetëm një foshnje. Panorea Zisi e ftuar në Pasdite në Top Channel, ka rrëfyer sëmundjen e saj të rrallë me të cilën lufton prej më shumë se dy dekadash.

“Mjekët nuk më mbajtën në Athinë për më dërguan në Janinë pasi atje kishte njerëz më të specializuar për këtë sëmundje. Gjëja më shokuese për ta ka qenë fakti se ky fëmijë nuk do të jetojë gjatë. Ata me thane se unë nuk do të jetoja më shumë se 2-3 vjet.

Dhe tjetër ka qenë se kudo që të shkoni jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë në Amerikë të kishe lindur është një sëmundje e papërballueshme. Unë në atë kohë isha vetëm 15 vjeç që u përballa me mjekë specialistë, më kanë thënë se ti e di tani më që kjo është një sëmundje që prek direk jetëgjatësinë e kam pasur shumë të vështirë.

Isha vetëm 16-vjeç, një adoleshente që kishte ëndrra dhe dëshira .Doja të bëja shkollë doja të bëja një punë normale, ka dëshirat e veta. Impakti i parë ka qenë ky: A ia vlen që unë të ëndërroj? E rëndësishme ka qenë që njerëzit vërdallë mua ma kanë dhënë këtë forcë, dmth gjithmonë shoqëria ime më ka thënë që ti mundesh.

Ndoshta kam qenë dhe unë që u kam dhënë këtë përshtypje që ata kanë besuar. Gjithmonë unë kam besuar që duhet të luftoj. Kisha njërëz që më kanë mbështetur fort. Sidomos prindërit e mi.

Mami im ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Momentalisht kam një të dashur që më mbështet jashtëzakonisht shumë, prej shumë vitesh mund të them. Ai e kupton problemin tim. Ne diskutojmë dhe flas me të njëlloj sikur diskutoj me familjaret e mi. Ai e kupton që unë po përpiqem shumë. Ai nuk është dorëzuar bashkë me mua”, përfundon e reja.