Shtëpi Lajme Momenti kur shpëtohet foshnja që ishte varrosur për së gjalli (Video, +16)

Momenti kur shpëtohet foshnja që ishte varrosur për së gjalli (Video, +16)

Shperndaje në Facebook.

Banorët e një fshati në Indi, kanë arritur të shpëtojnë një foshnje që ishte varrosur për së gjalli.

Vajza e vogël e cila pas gjashtë orëve pasi kishte ardhur në jetë ishte lënë nën rërë në mes të një fushe që të vdesë, kur një vajzë e re pa këmbët e saj,

Kjo bebe ishte gjetur në Jajpur në shtetin Odisha të Indisë, e cila me urgjencë është dërguar në spital, kanë njoftuar zyrtarët policor të këtij vendi.

Zona ku është gjetur kjo vajzë është një nga vendet më të varfra të këtij shtetit, ku familjet shpresojnë që të lindin djem dhe të shmangin përgjegjësinë për të rritur një vajzë.

“Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore. Me një fjalë është një foshnje e shëndoshë që peshon rreth 2.5 kilogramë”, ka bërë të ditur një zyrtar i spitalit.

Stafi i spitalit e ka quajtur vogëlushen Dharitri, kuptimi i së cilës është ‘Tokë.’ Sipas autoriteteve, nuk ka asnjë lajmërim për prindërit e apo të afërmit e saj.