Shtëpi Kuriozitete Mos blini me aromatizues për kasetat e WC-së, ja çfarë të shtoni...

Mos blini me aromatizues për kasetat e WC-së, ja çfarë të shtoni brenda

Shperndaje në Facebook.

Mund të mos e keni menduar më parë, por uthulla shquhet për përdorimet e saj të panumërta në çdo cep të shtëpisë tuaj. Është një agjent pastrues i mrekullueshëm pa kosto dhe pa vështirësi në gjetjen e saj.

Ndodh rrallë që të mos gjendet në një nga raftet e shtëpisë tuaj, ndaj mund ta përdorni në çdo kohë. Tualeti është një ndër vendet për të cilin duhet kujdesur më shumë se për çdo pjesë të shtëpisë dhe uthulla është zgjidhja ideale për këtë.

Ju njohim me një truk të thjeshtë se si dhe ku ta përdorni atë. Ajo që duhet të bëni është të shtoni uthull në depozitën e WC-së.

Ajo është një zëvendësuese e shkëlqyer e detergjentëve pastrues, të cilët janë zakonisht të mbingopur me kimikate.

Sa herë që ju të derdhni ujë në tualet, prania e uthullës do të ketë mundësinë të zhdukë të gjitha mikrobet dhe ta bëjë atë të shkëlqejë nga pastërtia.

Kështu, kjo është një mënyrë shumë e mirë për të eleminuar mykun dhe për të parandaluar erozionin brenda depozitës së WC-së.

Përdoreni këtë truk për një tualet të pastër në me vetëm një përbërës magjik shumë të thjeshtë, siç është uthulla