Shtëpi Lajme ‘Muller nuk shkon kurrë në United’

‘Muller nuk shkon kurrë në United’

Shperndaje në Facebook.

muller_1480526348-4802137

Edmund Stoiber ka thënë se Thomas Muller nuk do të transferohet kurrë në Manchester United
Anëtari i Bordit të Bayern Munichut, Edmund Stoiber ka thënë se Thomas Muller nuk do të ndjek rrugën e Bastian Schweinsteigerit për të kaluar në Manchester United.

Ai tha se Muller ka ADN e Bayernit dhe është shumë më shumë se sa vetëm një lojtar i madh.

“Nuk do të ndodh asnjëherë që dikush si Muller të transferohet në Manchester United. Tifozët ishin të pakënaqur që Schweinsteiger kaloi në United, por ishte gati 32 vjeçar. Tifozët tanë nuk do të na e falnin kurrë shitjen e Mullerit”, tha Stoiber për Bild.

“Ai është e kundërta e Ronaldos. Ai është më shumë se sa një lojatr. Muller ka ADN e Bayernit. Ai prezanton vlerat e këtij klubi dhe është dikush që tifozët e duan”. /Express/