Shtëpi Lajme Ndodh mrekullia: Mjekët e shpallin të vdekur, përkëdheljet e nënës e kthejnë...

Ndodh mrekullia: Mjekët e shpallin të vdekur, përkëdheljet e nënës e kthejnë në jetë

Shperndaje në Facebook.

Një nënë nuk i ka mbajtur dot lotët kur mjekët i thanë se fëmija i saj i porsalindur nuk do të mund të jetojë, dhe se foshnja e saj do të deklarohej e vdekur pas 20 minutash, por ndodhi mrekullia pasi përkëdheljet e saj e sjellin në jetë.

Nëna e quajtur Kate e hoqi foshnjën e saj nga batanija dhe e mbajti në lëkurën e saj.

Pas dy orësh përqafim, prekje dhe përkëdhelje, vogëlushi filloi të shfaqte shenja jete.

Në fillim ishte vetëm një lëshim ajri, që doktorët e quajtën refleks. Por më pas, ai filloi të merrte frymë.