Shtëpi Lajme Nëna e braktis foshnjën dyditëshe në mes të rrugës (Foto/Video)

Nëna e braktis foshnjën dyditëshe në mes të rrugës (Foto/Video)

Shperndaje në Facebook.

1-638-780x439_1480440904-4878193

Policia është vënë në kërkim të një gruaje të re, e cila është filmuar nga kamerat duke braktisur foshnjën e porsalindur të cilën e fut nën një veturë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur një nënë e re braktis vajzën e saj dyditëshe, të cilën e kishte mbështjellë me batanije dhe që e fut nën një veturë të parkuar në qytetin Batman në pjesë juglindore të Turqisë.

Në video mund të shihet se si kjo nënë e re qëndron për disa sekonda në rrugë, derisa kalimtarët e rastit të kalojnë dhe ta lë foshnjën midis rruge.

Por është interesant fakti se si kjo grua e pashpirt largohet nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ka ndodhur asgjë, pa ndjerë pendesë as edhe për një sekondë.

Por për fat të mirë, foshnja fillon të qajë dhe atë e gjen një burrë me emrin Ahmet Tas, i cili menjëherë e merr dhe ia dorëzon policisë. /Telegrafi/