Shtëpi Lajme Një gllënjkë nga kjo pije dhe lodhja pranverore e helmet nga trupi...

Një gllënjkë nga kjo pije dhe lodhja pranverore e helmet nga trupi largohen

Shperndaje në Facebook.

Me arritjen e pranverës, në mënyrë tradicionale e pastrojmë shtëpinë dhe trupin, duhet hequr qafe ato që janë grumbulluar gjatë dimrit.

Bashkoni 9 përbërës në lëngun e gjelbër dhe nga organizmi nxirrni substancat e dëmshme.

1. Koriandri është diuretik që nxjerr nga trupi lëngjet shtesë dhe substancat e dëmshme.

2. Limoni po ashtu është diuretik natyral i pashmangshëm në detoksikim.

3. Perimet me gjethe të gjelbër janë shtesë e shkëlqyeshme, sepse përmbajnë vitamina A e C, hekur, magnez, kalium, kalcium.

4. Avokado është e pasur me yndyra jo të ngopura dhe aminoacide që kujdesen për zemër dhe enët e gjakut.

5. Ananasi theksohet me vitamina C dhe B, si dhe minerale, që ofrojnë energji dhe pastrim nga helmet.

6. Trangulli është minierë për vitamina A, C dhe K (vitamina K e rëndë- sishme për eshtrat dhe pasqyrën e mirë të gjakut).

7. Xhenxhefili nxit tretjen dhe ndikon kundër inflamacioneve.

8. Çaji i gjelbër, i pasur me polifenole, mbron qelizat e trupit nga dëmtimet dhe sëmundjet.

9. Mjalti ofron më shumë se 300 substanca të dobishme për organizmin. Përbërësit për “smoothie” pranveror: – 1 lugë çaj të gjelbër të ftohur; – 2-3 gjethe ose 1 lugë fara koriandri; – 1 lugë perime të gjelbër, pa copëtuar, sipas dëshirës; – 1 pjesë trangull të prerë; – 1 pjesë ananas të prerë; – lëngun e shtrydhur nga një limon; – 1 lugë xhenxhefil të grirë; – ½ e avokados. Përgatitja: Të gjithë përbërësit e derdhni në blender dhe i imtësoni mirë në masë të butë.