Shtëpi ShowBiz Një “luftë e ftohtë” sapo ka nisur mes Getoarit dhe Era Istrefit?...

Një “luftë e ftohtë” sapo ka nisur mes Getoarit dhe Era Istrefit? (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Të dy janë personazhe shumë të pëlqyer dhe të suksesshëm në Shqipëri e Kosovë, ndonëse Era është në kulmin e saj të karrierës ndërsa Getoari ka vendosur të jetë disi më distant nga muzika, ndoshta sepse po pret kohën e duhur për të lançuar ndonjë hit.

Mirëpo, edhe pse Era dhe Getoari nuk kanë ndonjë marrëdhënie së bashku, të paktën në rrjete sociale, ne të Blitz.al kemi vënë re diçka shumë interesante. Fotografitë e fundit që të dy kanë postuar në Instagram, në profilet e tyre respektive, janë gati-gati njësoj. Të dy kanë pozuar brenda një makine “Mercedez Benz”, që është mjaft luksoze dhe sigurisht ndër më të shtrenjtat në treg.

Duke qenë kështu, ne preferuam ta shikonim si një “luftë të ftohtë” mes këngëtarëve, edhe pse sigurisht kjo mund të jetë edhe një rastësi, duke qenë se ne si publik e dimë fare mirë se si Era ashtu edhe Getoari kanë mundësi të mira ekonomike prej fitimeve me muzikën që bëjnë, çka do të thotë se të dy mund t’i përballojnë mjete të tilla luksoze. Epo, rastësitë janë të lezetshme gjithsesi!