Shtëpi Kuriozitete Noçja e Big Brother ka nja dy fjalë për Fjorentinën dhe nuk...

Noçja e Big Brother ka nja dy fjalë për Fjorentinën dhe nuk ngurron t’ia thotë publikisht Olsit!

Shperndaje në Facebook.

Mbrëmjen e kaluar, ish-banorët e edicionit të 9-të të Big Brother kanë festuar në një nga club-et e kryeqytetit, ku i ftuar për të performuar ishte Elsamedi.
Xheni, Bernardi, Olsi, Fjorentina, Lupçe, Katerina, Ervini, Sidrita e të tjerë janë parë bashkë duke u argëtuar dhe duke bërë fotografi. Sigurisht, këto foto kanë përfunduar në rrjetet sociale të ish-banorëve.
Ne na ka kapur syri një koment në foton e postuar nga Olsi, ku shfaqet bashkë me Fjorentinën, Ervinin dhe Sidritën. Najada Konomi apo e njohur ndryshe si Noçja e Big Brother, ka dy fjalë për Fjorin dhe:
“Yll e ke Fjorentinën”.
Po, edhe ne jemi shumë dakord me komentin e Noçes, por ajo që na bën më shumë përshtypje është se ish-banorë të edicioneve të ndryshme të Big Brother kanë marrëdhënie kaq të mira me njëri-tjetrin, madje aq sa nëpërmjet komenteve të tyre japin edhe ‘mesazhe’. Çfarë ka dashur t’i thotë vallë Noçja Olsit? Jo për gjë, po më mirë se Olsi nuk e ka parë njeri tjetër Fjorentinën.