Shtëpi ShowBiz Nora, Morena dhe Aurela kanë diçka të përbashkët me Kendall Jenner dhe...

Nora, Morena dhe Aurela kanë diçka të përbashkët me Kendall Jenner dhe Paris Hilton (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Ndodh shpesh të shohim të njëjtën veshje te personazhe të ndryshme dhe ndoshta fakti që janë persona publik bën që ngjashmëria të dallohet më lehtë.

Tri bukuroshe të showbizz-it shqiptar kanë veshur model të njëjtë fustani, edhe pse në ngjyra të ndryshme, shkruan Blitz.al.

E para që e ka veshur fustanin tejet seksi në ngjyrë argjendi ka qenë Morena Taraku, më vonë Nora Istrefi në klipin “Hije”, ku u shfaq super seksi me fustanin ngjyrë ari.

E fundit ka qenë Aurela Hoxha, e cila ndryshe nga të tjerat ka zgjedhur ta kombinojë me një xhaketë fustanin e saj të argjendtë.

Faktikisht, “lufta” se kush e ka veshur më parë këtë fustan ka ndodhur edhe mes dy yjesh botërorë, Paris Hilton 10 vite më parë dhe Kendall Jenner në ditëlindjen e saj të fundit.

Duket se këtij fustani nuk i kanë rezistuar dot as vajzat e showbizz-it tonë.

Nëse do t’i shihni të tria me siguri do jeni në dilemë se cilës i shkon më shumë pasi të tria vajzat gjithnjë kanë rënë në sy për format seksi.

Duhet ta pranojmë se të tria duken shumë bukur. Nuk është vetëm fustani që shkëlqen, por edhe modelet.