Shtëpi Video Notat për ministrat e Ramës: Tahiri më i miri, Beqaj më i...

Notat për ministrat e Ramës: Tahiri më i miri, Beqaj më i keqi (FOTO LAJM)

Shperndaje në Facebook.


Duke marrë të dhënat e sondazhit, ministri më perfomancën më të mirë rezulton Saimir Tahiri. Ministri i Punëve të Brendshme ka marrë 101 vota ose 20 % të të gjithë votave në total.

Tahiri që ka qenë edhe ministri më i akuzuar nga Partia Demokratike dhe nga një pjesë mediesh duket se është një ndër ministrat me perfomancën më të mirë. Në fakt, ndërhyrja në Lazarat, masat e ashpra të marra për qarkullimin rrugor kanë qenë dy nga nismat më kryesore të Tahirit.

Gazeta “Tirana Observer” online ka bërë bilancin e Qeverisë “Rama” gjatë këtij viti, duke u bazuar edhe tek votat që ka dhënë qytetarët në sondazhin se: “Kush nga ministrat e qeverise “Rama” ka performancën më të mirë gjatë punës së tij?”.

Sipas TO, një pjesë ministrash të kabinetit Rama janë shumë larg pritshmërive, “por ky fakt nuk është marrë parasysh nga shefi i ekzekutivit, i cili nuk e ka rifreskuar asnjëherë kabinetin qeveritar, me përjashtim kur u detyrua nga rrethanat për zëvendësimin e Erion Veliajt që u largua drejt Bashkisë së Tiranës, dorëheqjes së Ilirian Celibashit dhe kur ‘u detyrua’ nga LSI për të zëvendësuar Nasip Naçon që dha dorëheqjen me Ylli Manjanin tek Ministria e Drejtësisë”.
saimir