Shtëpi Kuriozitete Nuk e keni ditur por Noizy, Enca, Ledri dhe Dafina kanë të...

Nuk e keni ditur por Noizy, Enca, Ledri dhe Dafina kanë të njëjtin emër (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Të gjithë duan të thirren mbretër, princ e princesha, por këta katër këngëtarë kanë vetëm një emër të përbashkët “King”.

Noizy e thërret veten “King”. Reperi njihet si Mbreti i hip-hopit në Shqipëri dhe në këngën “Bow Down”, fjala “King” përsëritet disa herë: “Bow Down to the King” (Përkulu mbretit).

Ndërsa Enca kohët e fundit ka filluar ta thërrasë veten “King Enca”. Në foton e postuar në Instagram këngëtarja shihet me xhaketë të qendisur me mbishkrimin “King Enca”.

Kënga e Ledri Vulës “King” gjithashtu bëri shumë bujë. “Ndaç thujëm King, ndaç thujëm Mbret”, transmeton revistawho.com.

Edhe Dafina gjithashtu ka filluar ta thërrasë veten “King”. Në foton e postuar në Insta Story këngëtarja ka shkruar mbi një pëlhurë fjalën “king” që sigurisht i referohet vetes.