Shtëpi Kuriozitete Nusja 22, dhëndri 92 vjeçar!

Nusja 22, dhëndri 92 vjeçar!

Shperndaje në Facebook.

Bashkëshortja e tij, Mouna Moukhlif al-Joubari, 22 vjeçe, po ashtu me origjinë nga fshati i tij, Goubban, në afërsi të Samarras, tha se shpreson “ta bëjë të lumtur bashkëshortin dhe të pranohej nga fëmijët e tij”.

Thuhet që dashuria nuk ka moshë. Kjo mbi të gjitha vlen për Moussali Mohammed al-Moujamaie, një burrë 92 vjeçar irakian, i cili sapo është martuar, për herë të dytë në jetën e tij, me një vajzë 70 vjet më të re se ai.

Martesa u kremtua me shumë gëzim kur i moshuari vendosi të celebronte martesën në të njëjtën ditë me atë të dy djemve të tij të vegjël, të moshave 16 dhe 17 vjeç.

“Jam shumë i lumtur që jam martuar në të njëjtën ditë me dy djemtë e mi”, u shpreh Moujamaie. “I kam shtyrë dasmat e dy bijve të mi disa herë në mënyrë që të mund të arrija të gjej një grua të mirë dhe të martohem të njëjtën ditë me djemtë”, shtoi ai.

Bashkëshortja e tij, Mouna Moukhlif al-Joubari, 22 vjeçe, po ashtu me origjinë nga fshati i tij, Goubban, në afërsi të Samarras, tha se shpreson “ta bëjë të lumtur bashkëshortin dhe të pranohej nga fëmijët e tij”.

Moujamaie, i ve që prej tre vjetësh, ka fëmijë 12 djem dhe katër vajza nga martesa e tij e parë, që zgjati 58 vjet.

Festa, ku të pranishëm ishin liderë të fiseve më të njohura të rajonit, zgjati katër orë dhe u shoqërua nga këngët, vallëzimet dhe të shtëna me armë zjarri.