Shtëpi Lajme Pako me ushqim me rastin e Ramazan-Bajramit

Pako me ushqim me rastin e Ramazan-Bajramit

Shperndaje në Facebook.

Lëmoshë-780x439

Me rastin e festës fetare të Ramazan-Bajramit, sot Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit do të ndajë 80 pako me ushqim dhe mjete për higjienë në Qendrën ditore për persona në moshë në Komunën e Sarajit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky aktivitet është në kornizat e servisit sociale ‘Qendra ditore për persona në moshë dhe qendra për dhënien e ndihmës në kushte shtëpiake ‘që është e mbështetur nga Qyeteti i Shkupit, kompania ‘Dauti’, Kryqi i Kuq i Austrisë dhe EVN Maqedonia.

Në ngjarje do të marrë pjesë sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq i Maqedonisë Sait Saiti, sekretari i KK-Shkup, Suzana Tuneva-Paunovska, kryetar i Shoqatës së pensionistëve të Komunës së Sarajit dhe përfaqësues të kompanisë financuese.