Shtëpi Video Panik në avionin e linjës Rinas – Bergamo, një person tenton të...

Panik në avionin e linjës Rinas – Bergamo, një person tenton të hapë portën e emergjencës

Shperndaje në Facebook.

Në kohën kur siguria në aeroporte dhe gjatë udhëtimeve ajrore ka arritur kulmin, në avionin e linjës Tiranë-Bergamo është shënuar një incident. Udhëtarët dhe stafin e një avioni të…

AVIONI 1

Në kohën kur siguria në aeroporte dhe gjatë udhëtimeve ajrore ka arritur kulmin, në avionin e linjës Tiranë-Bergamo është shënuar një incident.

Udhëtarët dhe stafin e një avioni të komapnisë “Blu Panorama”, e cila kryen fluturime nga aeroporti i Rinasit janë alarmuar nga një person i dyshimtë. Ky person sipas dëshmitarëve okular ka tentuar të hapë derën e daljes së sigurisë në afërsi të krahëve të avinit.

Po sipas këtyre dëshmive ai mbante në dorë një tespie dhe kryente veprimi të një personi jonormal. Sipas udhëtarëve të tjerë ai fliste përcart dhe qeshte në mënyrë të pavetëdijshme.

Të ndodhur në këto kushte disa prej pasagjerëve e kanë ndalur dhe më pas me të është marrë stafi i sigurisë së avionit. Gjatë kësaj kohë ky person ka thyer disa gjëra në avion

Sapo avioni është ulur në Itali ky person është arrestuar nga policia. Ende nuk dihet nëse personi ka qënë i dehur, me të probleme mendore apo diçka tjetër. Megjithatë policia po kryen veprime për të sqaruar këtë situate, e cila për disa minuta tmerroi pasagjerët e avionit.