Shtëpi Video Paraja blen gjithçka…edhe një larje të tillë makine (Video)

Paraja blen gjithçka…edhe një larje të tillë makine (Video)

Shperndaje në Facebook.


Grisha Mamurin është djali i një oligarku rus dhe si i tillë atij nuk i mungon asgjë, madje as idetë për të vënë në lojë vajza të reja.

Përmes kanalit të tij në Youtube me emrin Gregory GoldShied, pasaniku i ri ka hedhur me qindra video ku vë në lojë të tjerët, por e fundit ka ngjallur debat.

Shënjestra e tij e preferuar janë vajza normale që tundohen nga shumat e parave që ai u ofron në këmbim të një “shërbimi”. Këtë herë, i riu e tepron teksa në një ditë të ftohtë ruse del në rrugë dhe u ofron para kalimtareve të rastësishme për t’i larë makinën me të brendshme duke u deklaruar se do të filmoheshin për një videoklip muzikor.

Videoja ka tejkaluar 1 milionë klikimet, por është kritikuar nga organizatat dhe grupet feministe që e kanë cilësuar të tepërt.

Në pamje të parë duket sikur vajzat që bëhen protagoniste në filmime janë rastësore, por ka nga ata që komentojnë duke thënë se të gjitha ato mund të jenë paguar më parë nga pasaniku rus.

Untitled1-8-848x478