Shtëpi Kuriozitete Parashikimi Astrologjik i datës 28 shtator, nga Meri Shehu

Parashikimi Astrologjik i datës 28 shtator, nga Meri Shehu

Shperndaje në Facebook.

Parashikimi Astrologjik i datës 28 shtator, nga Meri Shehu

Një shans për të rregulluar gabimet dhe për të bërë ndryshime. Çlirim nga lidhjet e vështira dhe bashkëpunimet e lodhshme. Sot Mërkuri dhe Virgjëresha do ju bëjë një lidhje 150 gradë me Uranin në Dash. Dhurata e kësaj lidhjeje midis dy planeteve është shansi i fundit para se të përballemi me rezultatet e gabimeve ose të një shansi të ri akoma në jetë.

Mërkuri në Virgjëreshe ndodhet në pozicionin e duhur por nuk i mungon ankthi dhe padurimi. Urani në Dash kërkon përmbysjen e menjëhershme dhe çlirim nga çdo gjë që na kushtëzon dhe ushtron presion ndaj nesh. Në këtë mënyrë metodike zgjidhim gungat nga litari që pengojnë lëvizjet tona dhe e lëmë mënjanë ngarkesën tonë shpirtërore, duke u çliruar sadopak.

Dashi ka një kthesë pozitive dhe një ndryshim të dukshëm në jetën e tij personale dhe sidomos në lidhje me punën dhe shëndetin.

Demi i hap rrugë çlirimit të tij personal në dashuri dhe në forcën e vet krijuese.

Binjakët dalin nga ambienti i kushtëzuar ku janë futur dhe me njohje të reja e qëllime të reja ecin përpara.

Gaforrja përmirëson komunikimin dhe ndryshon sjelljen me njerëzit me të cilët mendon se kanë vlerë shpirtërore në jetën e tyre.

Luani do përpiqet të rrregulloj pjesën ekonomike në mënyrë të tillë që ti hapë rrugë lëvizjes së tij më lirshëm dhe në horizonte të reja.

Virgjëresha do modernizohet në konceptet shpirtërore dhe në mbylljen qe i ka krijuar vetes duke qenë gjithmonë rob i logjikës.

Peshorja do kapërcej frikën nga franksionet e fshehta në jetën e vet duke bërë gjëra të reja me inisiativë dhe pa frikë.

Akrepi do përpiqet të kap shanset për një bashkëpunim me jashtë apo me njerëz me kulturë dhe zhvillim me profesional.

Shigjetari padyshim do ketë një kthesë të rëndësishme në lidhje me karrierën dhe jetën personale mjafton të kapi mundësitë që vijnë sot.

Bricjapi duhet të lërë vendin e sigurt apo ndryshimet e mëdha në ambjentin personal apo familjar dhe të hedh sytë për një udhëtim apo zhvillim të ri të interesave të tij.

Ujori do kërkojë fitimet e tij për punën apo mendimet që ka dhënë. Kështu do ti hap rrugën një vlerësimi më të mirë ekonomik.

Peshqit do hartojnë kontrata apo kërkesa të reja duke i kushtëzuar marrëdhëniet pasi deri tani liria e veprimit duket se i ka lënë jo shumë të vlerësuar