Shtëpi Kuriozitete Parashikimi i tmerrshëm! Ja VIP-t që pritet të vdesin këtë vit

Parashikimi i tmerrshëm! Ja VIP-t që pritet të vdesin këtë vit

Shperndaje në Facebook.

Anglezët njihen për humorin e tyre të çuditshëm. Njihen edhe për humorin e zi.

Ndryshe, si mund të shpjegohet ekzistenca e një sajti anglez në internet, ku çdo vit nxirret “Lista e Vdekjes”, që parashikon se cilët të famshëm do të vdesin brenda vitit?

Në 2016-ën u ndanë nga jeta 25% e listës së tyre (12 nga 50).

Ndoshta sepse ky sajt përdor “strategjinë” e përzgjedhjes së personaliteteve të njohur që janë në moshë të thyer, kryesisht mbi 90 vjeç.

Ndër emrat që u ndanë nga jeta në 2016-ën dhe ishin në listën e kobshme, ishin Fidel Castro, Nancy Reagan dhe Muhammad Ali.

Këtë vit, lista përfshin disa emra të tjerë të njohur, emra të mëdhenj të artit dhe medias.

Aktori Kirk Douglas, i cili festoi 100 vjetorin muajin që shkoi;

dizenjatori i famshëm Pierre Cardin, 95 vjeç;

themeluesi i “Playboy”, 91-vjeçari energjik Hugh Hefner (foto);

multimilioneri David Rockfeller, 102 vjeç;

ish-Papa Benedikti XVI, 90 vjeç;

George Bush Ati, 93 vjeç si edhe aktoret e njohura të Hollyëood-it të artë, Betty Ëhite, 95 vjeç apo Olivia de Havilland, 101 vjeç.