Shtëpi Kuriozitete Pas dehjes u zgjua me një vajzë të panjohur në krevat, më...

Pas dehjes u zgjua me një vajzë të panjohur në krevat, më pas veprimi i djalit i tërbon të gjithë

Shperndaje në Facebook.

Në YouTube është bërë virale një video që ka habitur shumë persona ngado që e kanë parë, sepse një burrë zgjohet pas një nate që kishte festuar kushedi çfarë dhe nuk mbante mend se ai kishte marrë një vajzë në krevatin e tij.

Ai zgjohet dhe zbulon se nuk është vetëm në krevat dhe kjo siç duket nga reagimi i tij e tremb djalin, por kjo nuk e justifikon veprimin e tij. Ai filmon veten dhe më pas vajzën që ishte në gjumë dhe lakuriq për më tepër.

Videoja ka marrë shumë komente negative për përgjegjshmërinë e djalit që e ka tepruar me pijen aq shumë sa s’mbante mend asgjë dhe së dyti që publikon videon ku duket edhe vajza që nuk e njihte, duke ia dëmtuar kështu imazhin.

Mungesa e rrobave të të dy personave e bën mëse të dukshme se çfarë ka ndodhur mes tyre një natë më parë, por atij nuk i kujtohet asgjë dhe kjo duket nga reagimi i tij, që gjithsesi mori kritika të rënda në rrjetet sociale.

Alkooli konsumohet gjerësisht nga miliona njerëz, por duhet marrë parasysh që ai sjell pasoja të tmerrshme për trupin, por edhe deri tek humbja e kujtesës që është një problem shumë serioz.

Prandaj, edhe nëse gjendeni në një situatë të tillë kujdes, askujt nuk i intereson se çfarë keni bërë një natë më para apo se më kë keni përfunduar.