Shtëpi Lajme PAS VETËM DHJETË SEKONDASH: Meshkujt në fytyrën tuaj më parë vërejnë një...

PAS VETËM DHJETË SEKONDASH: Meshkujt në fytyrën tuaj më parë vërejnë një gjë!

Shperndaje në Facebook.

Në dhjetë sekondat e parë të njohjes së femrës mashkulli nuk i heq sytë nga fytyra e saj, ndërkaq, siç ka treguar një hulumtim, madje gjysmën e kësaj kohe e kalojnë duke shikuar buzët e saj.

Kjo është e para që mashkulli sheh me rastin e njohjes me damën. Nëse ka vënë buzëkuq në buzë, ajo i duket edhe më atraktive dhe ia tërheq edhe më shumë vëmendjen, transmeton Telegrafi.

Meshkujt shikojnë buzëkuqin ngjyrë rozë mesatarisht 6.7 sekonda, mirëpo nëse është fjala për buzëkuqin ngjyrë të kuqe e shikojnë madje 7.3 sekonda, thuhet në hulumtim.

Është theksuar gjithashtu që nëse femra ka vënë buzëkuq, mashkulli vetëm 0,95 sekonda do ta shikojë në sy, ndërkaq vetëm 0,85 sekonda do t’ia përkushtojë syve të saj. Siç dihet, buzët e plota femërore më gjatë kanë tërhequr shikimin dhe më shumë kanë tërhequr vëmendjen.

Një studim plotësues ka bërë Universiteti i Mançesterit, i cili ka theksuar që buzët janë pjesa më sensuale e trupit të femrës dhe kanë rol të madh në seksualitetin e saj.

Buzët e plota ngjyrë të kuqe janë pjesë e fantazisë mashkullore dhe femrat të cilat bëjnë grim të tillë vërtet mund të ndikojnë te meshkujt në një nivel më të lartë.
Megjithatë, studimi vë në pah që pa marrë parasysh tipin e buzëve dhe ngjyrën, femrat të cilat vënë buzëkuq ngjyrë të kuqe sigurojnë nivel dukshëm më të lartë të atraktivitetit.

Femrat zbukurohen me buzëkuq ngjyrë të kuqe që nga koha e egjiptianëve të lashtë, në mënyrë që të tërheqin interesimin dhe të shtojnë ndikimin e tyre.

Pra, dama, nëse ia keni vënë syrin ndonjë mashkulli, përdoreni buzëkuqin! /Telegrafi/