Shtëpi Kuriozitete Përdorni vaj kokosi për vetulla më të trasha

Përdorni vaj kokosi për vetulla më të trasha

Shperndaje në Facebook.

Vaji i kokosit i bën vetullat tuaja më të forta
Tani femrat kanë tendencë të kenë vetulla më të dendura, më të trasha dhe sa më natyrale.Vetullat mund të ndryshojnë të gjithë pamjen e fytyrës suaj. Ndonjëherë nuk jemi as të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë.

Nëse vetullat tuaja janë shumë të holla, mos u shqetësoni sepse ju mund ta zgjidhni këtë problem me ndihmën e disa metodave natyrale. Hiqni dorë nga lapsi i vetullave dhe filloni të përdorni vajin e kokosit.

Zhyteni pambukun në vaj, vendoseni pambukun në vetullat tuaja, mbajini vetullat me vaj gjithë natën dhe pastrojeni në mëngjes.

Këtë procedurë ju mund ta përsërisni çdo ditë mirëpo edhe përdorimi disa herë në javë do të jep rezultate të mahnitshme./ 21Media