Përfundimisht ndërpritet ndeshja KB Trepça-KB Peja, dënim i rëndë për skuadrën mitrovicase

Përfundimisht ndërpritet ndeshja KB Trepça-KB Peja, dënim i rëndë për skuadrën mitrovicase

Shperndaje në Facebook.

Përfundimisht është ndërprerë ndeshja e Ligës ballkanike ndemjet KB Trepçës dhe KB Pejës
Presioni i tifozëve dhe hedhja e gjësendeve ka bërë që fillimisht të ndërpritet ndeshja ndërmjet KB Trepçës dhe KB Pejës në kuadër të Ligës Ballkanike.

Fillimisht u vendos që të zbrazej salla, por as pas kësaj ndeshja nuk vazhdoi dhe në fund u vendos që të ndërpritej përfundimisht.

Lexo edhe  Biden për vizitën në Kosovë: Çdo pasardhës i imi do ta vizitojnë vendin që nderoi djalin tim të vdekur

Pasojat për këtë do t’i bartë skuadra e KB Trepçës, e cila pritet që ndeshjen ta humbas me rezultat zyrtar 20:00.

Por, kjo nuk është e gjitha, pasi rregullat e Ligës Ballkanike janë shumë të rrepta dhe në raste të tilla, KB Trepca do të dënohet me 5 mijë euro, ndërsa do të luaj edhe tre ndeshje pa tifozë. /Express/