Shtëpi Video Përleshje dhe gjakosje për abone në Durrës (VIDEO)

Përleshje dhe gjakosje për abone në Durrës (VIDEO)

Shperndaje në Facebook.

abonete-1

“Në radhë për abone”, kështu nis dita e qytetarëve të Durrësit.
Emisioni investigativ “STOP” e ka vënë në pah këtë problematikë duke udhëtuar në drejtim të këtij qyteti, për ta parë më nga afër situatën.
Të shumtë janë qytetarët të cilët mes pikëllimit, lodhjes dhe rraskapitjes ankohen për këtë gjendje katastrofike të krijuar.
Gazetarët e emisionit ishin në Durrës rreth mesnatës, aty ku dita tjetër niste me “luftë” në radhë, për të blerë abonetë e transportit publik.
Ora shënon 23:00 dhe banorët e qytetit të Durrësit po presin radhën për të marrë abone, por kioskat hapen vetëm në orën 6:00 të mëngjesit dhe këta banorë do të presin deri në këtë orë, për të marrë abonenë të parët.