Shtëpi Kuriozitete Përloti mbarë botën, ja e vërteta pas fotografisë rrënqethëse së masakrës në...

Përloti mbarë botën, ja e vërteta pas fotografisë rrënqethëse së masakrës në Vegas

Shperndaje në Facebook.

David Becker, një fotograf i “Getty Images” po fotografonte koncertin e muzikës country në Las Vegas, por e gjeti veten mes sulmit më të përgjakshëm me armë në historinë e Amerikës.Ai zuri një kënd ku ishte i mbrojtur nga të shtënat që zgjatën rreth 70 minuta dhe filloi të fotografonte skenat e tmerrit, duke bërë kështu disa fotografitë më prekëse të kohëve të fundit.

Becker pa një numër të madh njerëzish të panjohur që vraponin të tmerruar, por ai mori kamerën dhe filloi të fotografonte të rinjtë që qanin, kërkonin familjarët të dëshpëruar, apo që shtriheshin të pajetë në tokë.

“Ndërsa disa grupe njerëzisht filluan të ndihmonin njëri-tjetrin, të tjerë vrapuan për të shpëtuar, po përpiqesha të kapja çdo gjë që lëvizte- rrëfen ai- Ishte vërtet e vështirë të gjendeshe mes asaj që po ndodhte.”

Becker fotografoi pamjen më rrënqethëse të sulmit të përgjakshëm në Las Vegas: Një burrë që duket se ishte duke mbrojtur me trupin e tij bashkëshorten.