Personat që vuajnë nga tiroidet, 4-fish më të rrezikuar nga ataku kardiak

Personat që vuajnë nga tiroidet, 4-fish më të rrezikuar nga ataku kardiak

Shperndaje në Facebook.

tiroidet_1473375559-8622105

Gjendrat e tiroides të vendosura në pjesën e poshtme të qafës rrëzë në formën e një fluture prodhojnë hormonin thyroxine i cili ndihmon në shumë aktivitete të trupit tuaj, nga sa kalori djeg trupi dhe sa shpejt rreh zemra juaj.
Kur gjendra është hiperaktive(Një gjëndër tepër aktive e tiroides prodhon një sasi të tepërt të hormoneve tiroide që qarkullojnë në gjak) ose kur prodhohet më pak hormone, ajo mund të bëjë kërdi në trupin tuaj.

Shkencëtarët prej kohësh kanë gjetur se problemet me tiroidet rrjedhin nga një çekuilibër hormonesh që mund të shoqërohem me probleme të zemrës, nga rrahja të parregullta e deri tek sëmundjet kardiovaskulare.

Lexo edhe  Ja kush është dashuria e madhe e Era Istrefit (Foto)

Por së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar lidhjen e atakut të papritur kardiak me problemet tiroidale, raporton CNN

“Studimi ynë tregon se personat me nivele të larta të hormoneve të tiroides, janë 4-fish më të rrezikuar nga një vdekje e papritur, krahasuar me personat që kanë nivel të ulët të tiroides,” ka thënë Dr. Layal Chaker, studiues në endokrinologji dhe epidemiologji në Universitetin Erasmus Medical Center Rotterdam, në Hollandë.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakDerisa larg mund ta dërgojë spermën një mashkull?
Artikulli tjetërKur ushqeheni, kujdes këto rregulla