Pikëpyetja: Pse ka tavëll duhani edhe në avion?

Pikëpyetja: Pse ka tavëll duhani edhe në avion?

SHPËRNDAJE

loading...


Të gjithë ata që kanë hipur të paktën njëherë në avion, e dinë shumë mirë se duhani është gjëja e fundit që duhet të të shkojë në mendje.

Megjithatë, sërish në avionë ka disa tavlla duhani.

Dikush mund të mendojë se ato kanë mbetur që përpara se të vendosej ndalimi i duhanit.

Nuk është kështu.

Gjithmonë, në rast se ka një pasagjer që e ka injoruar rregullin plotësisht, duhet të ketë një vend për të fikur cigaren.

Një ekspert, Dick Karp, shpjegon: “Administrata e Aviacionit Federal nuk do që cigaret të hidhen në koshat e mbetjeve, duke rrezikuar të ndizet një zjarr”.

Lexo edhe  Artisti shqiptar mbron Shqipërinë, i kthehet ashpër politikanit britanik

“Koshat e plehrave në avion kanë sensorët e tyre dhe një fikës automatik zjarri në rast rreziku, si një mbrojtje shtesë”.

Në vitin 1973, një zjarr shpërtheu në avionin që udhëtonte nga Rio për në Paris, duke shkaktuar 123 viktima.

U tha se shkak ishte bërë një bisht cigareje i hedhur në koshin e letrave në banjo.
ola

loading...
SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakArsyet pse duhet të bëni seks çdo natë
Artikulli tjetërHoroskopi ditor, e premte 4 mars 2016