Shtëpi ShowBiz Plas në shtëpinë e çifteve në ‘Big Brother’, zbulohet tradhtia e parë

Plas në shtëpinë e çifteve në ‘Big Brother’, zbulohet tradhtia e parë

Shperndaje në Facebook.

Këtë vit, në “Big Brother”, çiftet do të vihen përballë sprovave të mëdha dhe luftës për të mbijetuar. E në fakt, marrëdhëniet e tyre dhe dashuria do të vihet vërtetë në provë, teksa u duhet që të ndajnë jetën edhe me meshkuj e femra të tjerë, ndoshta edhe më të këndshëm e simpatikë se ai që kanë në krah. Por a do të ketë tradhti brenda shtëpisë së “Big Brother”?

Sinjalet e para në lidhje me këtë janë zbuluar sot, kur Gerta ka pranuar se ndjen vazhdimisht sytë e Damianos mbi vete.

Në shtëpinë e çifteve atmosfera është ndezur nga muzika e vendosur nga ‘Big Brother’. Gerta dhe Fiorentina duket se janë ato që po i shijojnë më shumë ritmet.

Dy vajzat shfrytëzojnë momentin edhe për të hedhur ndonjë fjalë në lidhje me sjelljet e banorëve të tjerë në shtëpi. Gerta duket se ndjehet e bezdisur nga Damiano.

“Ai Damiano më shikon me sy gjithandej. Kudo që shkoj unë ai më ndjek me sy. Vetëm shikoje pak”, i thotë ajo Fiorentinës. Kjo e fundit nuk reagon nga konstatimi i Gertës dhe nuk e komenton fjalinë e saj.