Shtëpi Kuriozitete “Plas” sherri mes vajzave në Lezhë, grushte dhe tërheqje flokësh, për një…djalë...

“Plas” sherri mes vajzave në Lezhë, grushte dhe tërheqje flokësh, për një…djalë (Video)

Shperndaje në Facebook.

Një video tregon dy vajza të cilat janë përleshur me njëra tjetrën në ambientet e një shkolle në Lezhë.

Të bërtitura, grushte, shkulje flokësh e forcë. Janë këto pamje të denja për një ring që nuk njeh limite veprimesh dhe vijnë nga një shkollë në qytetin e Lezhës.

Një nga vajzat e shkollës “Kolin Gjoka” të këtij qyteti e ka futur shoqen në një cep dhe nuk e lëshon.

E gjithë skena është regjistruar në oborrin e shkollës dhe të dyja e kanë kapur njëra – tjetrën fort prej flokësh.

Ajo që është më tronditëse është fakti se shoqet dhe shokët e klasës janë thjesht spektatorë të sherrit dhe nuk ndërhyjnë t’i ndajnë dy vajzat që duket sikur po ndajnë pronën, por në fakt me sa mësohet nga personi që ka dërguar videon tek JOQ.al, janë zënë për një djalë.

Madje, edhe kur dy-tre prej tyre tentojnë t’i ndajnë, ka të tjerë të cilët insistojnë ti shikojnë vajzat në sherr e sipër