Shtëpi Video Plumb në gojë 26-vjeçarit shqiptar, shokët e braktisin në spital

Plumb në gojë 26-vjeçarit shqiptar, shokët e braktisin në spital

Shperndaje në Facebook.


Një 26-vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën pas një plumbi që ka marrë në gojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Varezes në Itali.
Sipas tgcom, i riu shqiptar ndonëse u transportua me shenja jetë në spital, fatkeqësisht nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.
Të njëjtat burime bënë me dije se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ende u dërgua në spital nga dy persona, të cilët më pas u zhdukën në rrethana misterioze. Nga dyshimet paraprake, mendohet se shoqëruesit e tij duhet të kenë qenë shqiptarë.
Policia italiane po heton në lidhje me ngjarjen e rënd, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes.
a354-650x358