Shtëpi Kuriozitete Policia e urdhëron ta fikë kamerën, por nuk e dinin që kishin...

Policia e urdhëron ta fikë kamerën, por nuk e dinin që kishin ndaluar një avokat

Shperndaje në Facebook.

Një ligj në Amerikë u bën thirrje qytetarëve që të filmojnë policinë në rastet e ndalimit nga ana e tyre, sepse në këtë mënyrë ndihmohen edhe qytetarët edhe policia duke siguruar informata të rëndësishme gjatë ndërveprimit polic-qytetar.
Një vend si Amerika ka një ligj të tillë, ndërkohë që më i nevojshëm se askund tjetër do ishte në Shqipëri, ku nëse filmon policinë të bëjnë presion deri në sekuestrimin e telefonit ose në dhunë verbale.
Dhe fatkeqësisht rastet që kanë nevojë për t’u dokumentuar me filmime janë të shumta, nëse policia ka të drejtën të filmojë qytetarin pse qytetari nuk e paska në Shqipëri?!
Kur policët në Karolinën e Veriut e ndaluan shoferin Jesse Bright dhe i thanë ta ndërpriste filmimin nga telefoni i tij, ata nuk ja kishin as idenë më të vogël që po flisnin me një avokat, i cili i dinte shumë mirë të drejtat e tij.
Këtu nisi konflikti dhe policët e arrestuan pasagjerin që ndodhej në makinë bashkë me avokatin.
Ngjarja vazhdon me argumente nga të dy palët, Jesse, nuk e ndaloi filmimin për asnjë moment dhe duket se situata do agravonte edhe më tej nëse ai nuk do u tregonte policëve që ishte një avokat dhe t’ua dëshmonte me kartën e tij “American Bar Association”.mashable/joq