Shtëpi Lajme Porosit mish me patate në restorant, gruaja: Mirë që e pashë para...

Porosit mish me patate në restorant, gruaja: Mirë që e pashë para se ta haja, ma shpifi

Shperndaje në Facebook.

Një zonjë ka dërguar ditën e sotme në redaksinë e JOQ.al fotot ushqimit që ka porositur ndërsa ishte duke konsumuar vakt në restorant gjatë një darke festive. Ajo thotë se ishte me mikeshat e saj ndërsa është çuditur nga ajo që i ka ardhur në pjatë.

Lere që nuk e kuptoj çfarë është ky mish i shpifur, por kjo letra alumin ç’është në mes të mishit? Me ta shpif! Kam qenë në restorant tek Stela. Mirë që e pashë para se ta haja”, – thotë zonja e revoltuar.

Të shumta kanë qenë rastet e ushqimeve problematike që serviren në restorantet shqiptare e për më tepër nuk e dimë as se cilët janë furnizuesit me produktet e mishit.

Sa për letrën e aluminit, ndoshta ka ngelur nga pjekja, por për shijen fletë vetë zonja, e cila ka ngelur e pakënaqur.