Shtëpi Video Presheva: Në Serbi është arrestuar Beqir Hasani

Presheva: Në Serbi është arrestuar Beqir Hasani

Shperndaje në Facebook.

Kryetari i degës së BDI-së në Çair, Beqir Hasani, është arrestuar para dy ditësh në  territorin e Serbisë, dhe ai për një afat të shkurtë është liruar, shkruajnë  mediet serbe, transmeton presheva.com.
Siç shkruajnë mediet serbe, për lirimin e tij, te policia serbe ka intervenuar personalisht  Dushanka Divjak Tomiq, ambasadore e Serbisë në Shkup. “Arsyeja për arrestimin e tij në komunën e Bujanocit ka qenë banale, një vepër e  thjeshtë penale në komunikacion. Me siguri se për të nuk do të dihej se kush  është arrestuar, por të mos kishte intervenuar personalisht ambasadorja”, shkruajnë mediet serbe, transmeton presheva.com.
Sipas mediumeve serbe, për lirimin e Hasanit në ambasadën e Serbisë në Shkup ka Intervenuar, patrioti i shquar shqiptar, deputeti Artan Grubi. Per kete informacion, nuk ka ende konfirmim zyrtar as nga policia serbe e as nga ajo maqedonase.

Mediet serbe e akuzojnë Beqir Hasanin si njërin nga personazhet kryesore për rrënimin e përmedores së Car Dushanit në Shkup. Lajm ak kërkuar prononcim për këtë informacion nga zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, mirëpo ai na tha se është duke hy në operacion dhe na premtoi se do të dëgjohemi më vonë.

beqir-asani-aliahmeti-640x480