Shtëpi ShowBiz Princeshat e babit dhe çunat e mamit! (Foto)

Princeshat e babit dhe çunat e mamit! (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Ata janë disa nga personazhet më të pëlqyer në Shqipëri e që publiku i duartroket dhe i ndjek në çdo projekt të tyre. Për publikun ata janë shembuj suksesi por për prindërit e tyre do të jenë gjithnjë të vegjëlit e mamit apo të babit.

Të gjithë e njohim si “Më të madhin në vend”, por Getoar Selimi është gjithashtu nga ata djem që ka marrëdhënie të veçantë me nënën e tij. Në Instagramin e tij të mbushur plot me foto nga koncertet, padyshim gjen një foto të gruas më të veçantë në jetën e tij, ose siç ai vetë e quan, “nënës së tij të dashur”.

getyi

Besa Kokëdhima e ka treguar shpeshherë marrëdhënien e veçantë që ka me të atin, Koço Kokëdhima. Ai është aty në çdo moment të jetës së saj, në suksese e në dështime, gjithnjë për ta përkrahur e për ta bërë të ndihet vajza më e lumtur në botë. Koço i dhuron çdo javë lule vogëlushes së tij një gjest që tregon shumë për lidhjen e fortë mes tyre.

“Babi im më dërgon lule çdo javë thjesht për të më kujtuar për dashurinë e madhe që ka për mua dhe se si duhet të trajtohet një vajzë. Të dua shumë babi.”-ka shkruar Besa në rrjete sociale.

besa-1

Dy vëllezërit futbollistë, Granit dhe Taulant Xhaka gjithnjë e kanë treguar dashurinë e madhe për nënën e tyre. Të dy prindërit kanë qenë shumë prezentë në sukseset e dy djemve të talentuar por me nënën ata kanë marrëdhënie të veçantë. Kujtojmë se gjatë ndeshjes Shqipëri –Zvicër në EURO 2016 mamaja e tyre veshi një buzë që mbante flamurin e të dy shteteve, për të treguar se dashuria e nënës nuk mund të zgjedhë por i mbështeste të dy.

xhaka

Rozana Radi gjithnjë e ka treguar dashurinë e saj për të atin, Ferdinand Radi i cili është ndarë nga jeta para disa vitesh. Sa herë që Rozana arrin një sukses në jetën e saj gjithnjë ia dedikon prindërve të saj, sidomos të atit të cilin nuk ngurron ta falenderojë për vlerat që i ka trashëguar. Ai i mungon shumë por Rozi e kërkon në qiell sa herë që lutet, ashtu siç ka treguar edhe vetë këngëtarja.

rozanaaaaa_1462029849-8368526

Ledri Vula komentohet gjithnjë për lidhjet e tij të dashurisë me vajza të njohura për publikun. Megjithatë gruaja më e rëndësishme në jetën e tij është pikërisht nëna e tij, Xheraldina Vula. Ai ka një marrëdhënie shumë të veçantë me të dhe nuk ngurron asnjëherë që t’ja tregojë dashurinë e madhe të shtrenjtës së tij.

ledri

Për Morena Tarakun shkruhet shpesh në rrjete sociale jo vetëm për projektet, por edhe për marrëdhënien e veçantë që ajo ka me babanë e saj. Ai është mashkulli më i rëndësishëm për të, me të cilin kalon shumë kohë. Dhuratat për njëri-tjetrin nuk kanë asnjëherë fund, madje i mendojnë deri në detaje aq sa ndonjëherë na emocionojnë dhe ne. Pak ditë më parë babai i Morenës ka patur ditëlindjen dhe këngëtarja i ka bërë një dhuratë shumë simbolike, një trëndafil brenda një kutie qelqi njësoj si tek “E bukura dhe Bisha” që simbolizon dashurinë e përjetshme.

morena31

Alban Ramosaj e ka më shumë se të hapur marrëdhënien me nënën e tij, Antigonën. Themi të hapur pasi mjafton të shohësh postimet e tij në Instagram në të cilat nuk mungojnë komentet plot dashuri të nënës së tij.

albani
Ronela Hajati e ka humbur të atin para disa vitesh. Ajo gjithnjë e quan atë njeriun e saj më të shtrenjtë me të cilin ka patur një raport të ngushtë përtej një bije dhe babai. Më shumë se kaq, për Ronelën babai është idhulli i saj mungesën e të cilit këngëtarja e ndjen çdo ditë.

ronela

“The Bad Boy For Life” ose Stresi do të mbetet përgjithmonë një djalë, i cili ka marrëdhënien më të veçantë me mamin e tij. Stresi rrallëherë bën deklarata dashurie por kur bën të gjitha i adresohen një personi, nënës së tij.

stresi-1
Dua Lipa është një nga shqiptaret e cila ka arritur sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Një nga personat që e ka mbështetur më së shumti këngëtaren nga Kosova, është babai i saj ( ish këngëtar). Dua nuk ngurron që t’ja shprehë dashurinë dhe të tregojë se ashtu si ai është krenar për të dhe ajo ndjehet shumë me fat që ka një baba si ai./Blitz.al/

dua-1