Shtëpi Video Princi saudit ka habitur botën me një gjest të madh

Princi saudit ka habitur botën me një gjest të madh

Shperndaje në Facebook.

prince3

Një gjest i madh mund të konsiderohet ky nga Princi saudit i quajtur Alwaleed bin Talal, pasi mbushi 60 vjet njoftoi se do të dhurojë të gjitha kursimet e tij që kapin shumën prej 32 miliardë dollarë për organizata të ndryshme bamirëse.

Fondet do të shpërndahen me anë të organizatës së tij “Alwaleed”, e cila ka dhuruar 3,5 milion dollarë për një tjetër organizatë bamirëse menjëherë pas njoftimit të princit, shkruan Brightside.com.

Princi ka shkruan në Twitter se ka qenë bamirës tërë jetën dhe se e ndjen obligim t’i ndajë paratë me të tjerët.

Kështu Alwaleed iu bashkua bilionerëve të tjerë që kanë dhuruar shumë para për të varfërit si: Warren Buffett, Bill Gates, Mark Zuckerberg and Michael Bloomberg etj.

Paratë e dhuruara do të përdoren për ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe për të drejtat e grave etj.

Princi ka dhënë donacione që nga viti 1980, ai ka dy fëmijë dhe ka përkrahjen e familjes.