Shtëpi Video Princi saudit ka habitur botën me një gjest të tij

Princi saudit ka habitur botën me një gjest të tij

Shperndaje në Facebook.

princi-650x358


Princi saudit i quajtur Alwaleed bin Talal, pasi mbushi 60 vjet njoftoi se do të dhurojë të gjitha kursimet e tij që kapin shumën prej 32 miliardë dollarë për organizata të ndryshme bamirëse.
Fondet do të shpërndahen me anë të organizatës së tij “Alwaleed”, e cila ka dhuruar 3,5 milion dollarë për një tjetër organizatë bamirëse menjëherë pas njoftimit të princit, shkruan Brightside.com, transmeton Gazetain.

Princi ka shkruar në Twitter se ka qenë bamirës tërë jetën dhe se e ndjen obligim t’i ndajë paratë me të tjerët.

Kështu Alwaleed iu bashkua bilionerëve të tjerë që kanë dhuruar shumë para për të varfrit si: Warren Buffett, Bill Gates, Mark Zuckerberg and Michael Bloomberg etj.

Paratë e dhuruara do të përdoren për ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe për të drejtat e grave etj.

Princi ka dhënë donacione që nga viti 1980, ai ka dy fëmijë dhe ka përkrahjen e familjes.