Shtëpi Video Prishtinaliu sfidon me Lamborghini shoferin nga Tirana në “Rrugën e Kombit”

Prishtinaliu sfidon me Lamborghini shoferin nga Tirana në “Rrugën e Kombit”

Shperndaje në Facebook.

safe_image (1)

Para pak kohësh, një i ri nga Tirana ka filmuar veten e tij duke ecur me një shpejtësi prej 316 kilometrash në orë në tunelin e Kalimashit.

Rekordi i radhës vjen nga një shqiptar i Kosovës, ku një i ri nga Prishtina ka sfiduar shoferin nga Tirana me një Lamborghini. Makina e tij ka “fluturuar” dhe kilometrazhi ka arritur deri në 329 km/h.

Pas kësaj video, rekordin e shpejtësisë e mban prishtinaliu, deri në momentin që ndonjë shqiptar tjetër do e sfidojë. Ndërkohë ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të qëndrojmë në pritje…