Shtëpi Lajme Prokurorët gjermanë: Politikani Claus-Brunner vrau një person pastaj veten

Prokurorët gjermanë: Politikani Claus-Brunner vrau një person pastaj veten

Shperndaje në Facebook.

460x_1474550483-8352880

Prokurorët në Berlin njoftojnë se e kanë gjetur një letër të anëtarit të mirënjohur të Partisë Pirate të Berlinit, Gerwald Claus-Brunner, ku ai e pranon se ka vrarë një person para se ta vriste veten.
Sipas zëdhënësit Martin Steltner, 44-vjeçi Claus-Brunner e ka vrarë një 29-vjeçar për arsye personale dhe më pas ka kryer vetëvrasje, transmeton Express.

Ai nuk ka dhënë ndonjë shpjegim tjetër rreth arsyes së vrasjes.

Por, ai shtoi se Claus-Burnner vrau këtë person, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, më 15 shtator në apartamentin e tij, e më pas e kishte çuar trupin e tij në apartamentin e vet.

Të dy viktimat janë gjetur të hënën./Express/